Ballina Aktualitet Protesta, Ministria e Shëndetësisë: Tetë të lënduar, mes tyre edhe një deputet...

Protesta, Ministria e Shëndetësisë: Tetë të lënduar, mes tyre edhe një deputet dhe një gazetare

71
0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar sot, në QSUT dhe te Trauma janë paraqitur 8 persona për të marrë trajtim mjekësor.

Mes tyre ka qenë një deputet (dyshohet deputeti Gjin Gjoni që shfaqi probleme me sytë), dy përfaqësues të mediave, një efektiv policie dhe katër protestues.

Njoftimi i Ministrisë:

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 24 tetor 2026 ora 16:30

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së sotme, sipas informacioneve paraprake në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim:

QSUT

– Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë

– Një përfaqësuese e medias

– Katër protestues

Të gjithë të lënduarit kanë  lenë spitalin pas marrjes së trajtimit.

SUT

– Një efektiv policie

– Një përfaqësues i medias

Gjendja shëndetësore stabël.