Ballina Politika Rama publikon pamje nga selia e PD-së, i etiketon protestuesit: “Studentët” në...

Rama publikon pamje nga selia e PD-së, i etiketon protestuesit: “Studentët” në Universitetin e Dhunës

47
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, duke e lidhur me protestën e sotme në Tiranë.

Në pamjet e publikuara shihen dhjetëra persona në oborrin dhe shkallët e godinës. Rama e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “‘Studentët’ në Universitetin e Dhunës”, si dhe me shënimin “E shtunë, 24 tetor, ora 15:30”.

Me këtë përshkrim, kryeministri vë në dyshim karakterin studentor të protestës dhe sugjeron lidhjen e pjesëmarrësve me Partinë Demokratike.

Postimi vjen ndërsa protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë dhe raportime për të lënduar, përfshirë gazetarë.