Ballina Sport Gjashtë gola në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Roma merr një pikë

Gjashtë gola në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Roma merr një pikë

37
0

Roma shmangu humbjen në minutat e fundit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, duke barazuar me rezultat 3:3 ndaj Napolit në një ndeshje spektakolare të javës së tetë të kampionatit italian.

Ishte një përballje për t’u mbajtur mend, si për lojën, ashtu edhe për gjashtë golat e shënuar. Napoli avancoi me 2:0, por Roma nuk u dorëzua për asnjë moment dhe arriti të rikthehej në lojë.

Në minutën e 29-të, Frank Anguissa përfitoi nga topi i kthyer brenda zonës së rreptësisë dhe shënoi me një goditje spektakolare akrobatike, duke i dhënë Napolit epërsinë prej 1:0.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Scott McTominay dyfishoi epërsinë me një goditje me kokë nga afërsia, pas një depërtimi të bukur dhe një krosimi të Matteo Politano.

Roma reagoi në minutën e 70-të, kur Matías Soule shfrytëzoi pasimin e Donyell Malen në hyrje të zonës së rreptësisë dhe goditi saktë në këndin e poshtëm të portës, duke e ngushtuar rezultatin në 2:1.

Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 74-t, Leonardo Balerdi përfitoi nga një top i lirë brenda zonës dhe e mposhti portierin me një goditje të saktë, duke barazuar shifrat në 2:2.

Napoli riktheu epërsinë në minutën e 83-të. Mathias Olivera pasoi drejt Scott McTominayt, i cili lëshoi një goditje fantastike nga distanca prej rreth 20 metrash.

Topi përfundoi në këndin e poshtëm të portës, duke e çuar rezultatin në 3:2 për Napolin.

Megjithatë, Roma nuk u dorëzua deri në fund. Në minutën e 90-të, Leonardo Balerdi realizoi me kokë pas një krosimi të shkëlqyer, duke barazuar rezultatin në 3:3 dhe duke i siguruar skuadrës së tij një pikë të rëndësishme në transfertë.

Roma vazhdon serinë pa humbje dhe renditet në vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa Napoli pozicionohet në vendin e dhjetë me 11 pikë.