Vllaznia fitoi klasiken e futbollit shqiptar, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 2-0, në duelin e javës së tetë në Abissnet Superiore.
Shkodranët ishin më kërkues nga fillimi dhe gjetën avantazhin në minjtën e 42-të me anë të Edon Muratajt.
Tirana provoi të reagonte në pjesën e dytë, por e pësoi sërish. Në minutën e 68-të, ishte Adnard Mehmeti që dyfishoi shifrat, duke shënuar golin e qetësisë për shkodranët.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e shtatë me tetë pikë të grumbulluara. Tirana me tre pikë më shumë, mban vendin e katërt me 11 pikë.
Në duelin tjetër, Teuta u ndal nga Elbasani në një barazim pa gola. Durrsakët mbeten në krye me 20 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e shtatë me tetë pikë. Në stolin e verdhebluve debutoi edhe trajneri i ri, Glen Daja.







