Tottenhami ka festuar fitoren në derbin e Londrës, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Chelsean në ndeshjen e javës së tetë të Premier League.
13 minutat e fundit rezultuan të kobshme për Chelsean, që pësoi dy gola dhe mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Në minutën e 77-të, Chelsea pësoi një gol të pafat. Pas një goditjeje nga këndi, Mike Penders e dërgoi topin me kokë në rrjetën e portës së skuadrës së tij, duke i dhënë epërsinë Tottenhamit.
Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 80-të, Chelsea mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Cole Palmer u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Mathys Tel shënoi golin e dytë për Tottenhamin, duke e vulosur fitoren 2:0 në këtë derbi londinez.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea renditet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Tottenhami ngjitet në vendin e 12-të me 9 pikë.







