Modelja e njohur Bella Hadid është fotografuar e buzëqeshur teksa mbërriti në një aeroport privat, e shoqëruar nga miqtë e saj, për t’u nisur drejt festimeve me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të.
Ylli i pasarelave dukej në humor të shkëlqyer, teksa përgatitej të udhëtonte për të shënuar këtë moment të veçantë në jetën e saj.
E rrethuar nga miqtë, Bella u shfaq e relaksuar dhe plot energji, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj, ndërsa gjithçka duket se është gati për festimet e ditëlindjes.
Modelja, e cila është një nga emrat më të njohur të industrisë së modës, pritet ta shënojë këtë përvjetor të rëndësishëm me një festë të veçantë, larg rutinës së përditshme.
Festimet pritet të tërheqin vëmendjen e fansave, të cilët mezi presin të zbulojnë më shumë detaje nga festa e veçantë e modeles.







