Të paktën 12 persona, përfshirë gjashtë të mitur, u plagosën në një të shtënë me armë që ndodhi gjatë natës në Tallahassee të Floridës, pranë stadiumit të Universitetit Florida A&M, thanë policia lokale dhe universiteti. Sipas policisë, 11 nga 12 të plagosurit pësuan plagë nga armë zjarri.
“Të paktën tre viktima të të shtënave pësuan lëndime të rënda, ndërsa nëntë persona janë në gjendje të qëndrueshme”, tha Departamenti i Policisë së Tallahassee.
Të shtënat ndodhën pranë stadiumit të Universitetit Florida A & M , pas një ndeshjeje futbolli të luajtur në fushën e universitetit .
Pas të shtënave, administrata e universitetit i bëri thirrje kujtdo që ndodhej aty pranë të kërkonte siguri ose të largohej nga zona .
Policia po vazhdon hetimet dhe deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar .







