Ballina Politika ‘Balluku duhej të ishte prapa hekurave’, Berisha krahason ish- zv.kryeministren me Klevin...

‘Balluku duhej të ishte prapa hekurave’, Berisha krahason ish- zv.kryeministren me Klevin Metën dhe i dërgon mesazh Ramës: Nuk ke parë gjë akoma!

38
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Ballukut duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë.

Në një komunikim me gazetarët, kreu i demokratëve solli shembullin e të riut Klevin Meta në protestë, e cili është në arrest shtëpie, ndërsa Belinda Balluku me akuza për korrupsion qëndron e lirë, madje sipas tij “emëron dhe heq ministra”.

Teksa paralajmëron Ramën për fundin e tij politike, Berisha thotë se “mos ndëshkimi i krimit elektoral është licence për partinë e krimit për të rrëmbyer zgjedhjet”.

“Ju e shihni që SPAK nuk e ka dërguar në Parlament, SPAK është në kontrollin e Ramës. I sapo diplomuari për drejtësi, Metaj, që i bë simboli i protestës, u përball si Rambo me 7 narkopolic, narkobandit është lënë në arrest shtëpia, Lubia ecën e qetë në bulevard, emëron dhe çemëron zyrtarë.

Linda e AKSHI-t në arrest shtëpie. Ky institucion është nën kontrollin e plotë të padrionos. Në themel të kësaj që shihni, sigurisht që është Edi Rama kryesor, por ata janë të dytë me përdorimin e ligjit në mënyrë më politike në mburojë të tyre. Nëse dosjet e Peshkopisë dhe Durrësit që janë dosje të marra dhe të ndërtuara në përputhje të plotë me kodin e procedurës penale, do të ishin penalizuar autorët, Shqipëria do kishte patur zgjedhje të lira. Mos ndëshkimi i krimit elektoral është licence për partinë e krimit për të rrëmbyer zgjedhjet. Rama është në fundin e tij, i them përgatitu se nuk ke parë gjë akoma”, tha Berisha.