Ballina Aktualitet “Kërkojmë revolucion”, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën...

“Kërkojmë revolucion”, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

83
0

Studentët e Universitetit të Mjekësisë janë mbledhur sërish në ditën e 16 të protestave kundër qeverisë, duke nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Me thirrjet “Kërkojmë revolucion”, të rinjtë vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në vend, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Marshimi i studentëve të Mjekësisë zhvillohet në kuadër të protestave që prej 16 ditësh kanë përfshirë kryeqytetin, ku studentë nga universitete të ndryshme, të mbështetur edhe nga pedagogë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë refuzuar ftesat e përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre për dorëheqjen e tij mbetet e panegociueshme.