Ballina Politika Zhupa: Rama i tmerruar nga protesta studentore, shton 630 punonjës në Policinë...

Zhupa: Rama i tmerruar nga protesta studentore, shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit

94
0

Zhupa akuzon kryeministrin se po përdor paratë publike për të shtuar forcat që, sipas saj, synojnë të ushtrojnë represion ndaj qytetarëve dhe të mbrojnë pushtetin e tij.

Ajo thekson se studentët dhe qytetarët shqiptarë nuk do të ndalen përballë presionit policor dhe masave të tjera, ndërsa protesta do të vijojë çdo ditë me kërkesën për largimin e Edi Ramës.

Reagimi i Ina Zhupës:

Edi Rama është tmerruar nga protesta studentore. Dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka marrë një vendim për të shtuar 630 punonjës të rinj në Policinë e Shtetit. 630 vetë, të cilët t’i përdorë për të dhunuar qytetarët shqiptarë, t’i përdorë si milici për të mbajtur karrigen me çdo kusht.

Përdor paratë e buxhetit të shtetit, paratë e shqiptarëve, që të marrë më shumë forca që kundërshtojnë protestën, që dhunojnë protestuesit dhe që mbrojnë Edi Ramën.

Ky është fundi i një diktatori. Kur frika bëhet aq e madhe sa duhet të shtosh forcat policore, e kupton që ora po të vjen.

Qytetarët shqiptarë, studentët shqiptarë, nuk ndalen në protestën e tyre, pavarësisht masave ligjore që ti merr, shtimit të numrit të policëve apo çdo represioni tjetër që përdor në institucionet ku ata kryejnë shkollën apo kanë punën e tyre.

Çdo ditë e më shumë, çdo ditë në protestë për të kërkuar largimin e Edi Ramës.