Ballina Opinion Bandat dhe Rama kanë nxjerrë armët

Bandat dhe Rama kanë nxjerrë armët

80
0

Nga Basir Çollaku 

“Veliaj-Agasi” do vrisnin apo vriteshin, ku është sekreti shtetëror?! Erion Veliaj dhe Ergys Agasi bëhen sekret shtetëror! Dhe dërgohen në burgun e zonës së Belës

Prokuroria u përkul në dosjen Balluku, nuk bëri kërkesë të dytë arresti. Kjo zhgënjeu shumë pritshmëri. Qytetarësh dhe ndërkombëtarësh. Një ditë më pas dy të arrestuar 2E,  “peshë e rëndë” Erion Veliaj dhe Ergys Agasi transferohen me emer-urgjencë në burgun e Fierit. Zona elektorale e gjithëkontrolluar nga e pandehura Balluku. Sekret shtetëror thotë një eunuk shpjegues qeveritar. Mbase. Shenjestra qenka zbuluar.

Balluku si inceneratori

Jo thjesht për nga miliarda eurot e abuzimit. Por nga sjellja e Prokurorisë Speciale. Ndonëse janë shumë akuza, rreth 15, apo mbi 1 miliardë euro dyshim abuzimi, kanosje dëshmitarësh, afër 20 të bashkëakuzuar, e të pandehur, por por, procedura zhgënjen.

Nuk ka akuzë për grup të strukturuar dhe organizatë kriminale. Ndonëse vepra dhe dosja kanë prova me kamionë për këtë akuzë. Prokuroria dështoi. Përsenë e dinë shumë. Do të dalë. Ajo e pandehur shantazhon mjaftueshëm Edi Ramën për ta bërë vartës të bindur. Bistri hija e saj e teknologjisë së dëgjim përgjimit. Prodhon mall shtërngues. Për çdo kundërshtar të shefes qoftë ky edhe KM kryesisht.

Veliaj

Janë tre aktorë që dinë shumë për Ramën dhe njëri-tjetrin. Bashkiaku është nhëri prej tyre. Veliaj duke pasur në hetim bashkëshorten dhe të vëllanë nën hetim e akuzë, hedh rrallë ndonjë kod nervoz ndaj Ramës por sekretet i mban mbuluar,  me shpresë se shefi nuk do e bëjë kurban. Angazhon avokatë të huaj, mendon se vëlla Soros të hedhë ndonjë llaf pajtimi, por po shkon drejt dyvjeçarit në qeli. Ai si të gjithë ramëzinjtë ka qenë punishte fasonerie e Ramës, për plaçkitje, grabitje, leje ndërtimi, shembje Teatri Kombëtar, Ndranghetta e Sinaloa kur kërkonin leje ndërtimi. Frika mund t’i dalë vetëm në altarin e kurbanit të dënimit.

Agasi

Koordinatori i KM për bandat e grupet kriminale. Shteti paralel me zyra në ish-bllok. Një rivalitet informal si qeveritar punëmbaruar, licensuar bga Rama, duke kaluar Ballukun violinë të dytë dhe të tretë sipas orkestrës. Ai ishte adresa peligrinazh e policisë, prokurori-gjykatës, deputetë, qeveritarë, biznese, medie, drejtorë të përgjithshëm. AKSHI, Kadastra,.SHISH, ishin bërë departamete të Gysit. Ortaku i tij në organizatë dhe biznese Ermal Beqiri kërkon azil në Francë. Kam korruptuar shtetin thotë ai në sallën e gjyqit. Pra Edi Ramën.

Rama

Skandalet vendase dhe të huaja e kanë futur në panik. Trafikantët dhe Mafia i kërkojnë llogari. Duan garancitë për nderet e shkëmbyera elektorale-financiare.Protesta dhe revolta studentore pesëmujore e kanë llahtarisur. SHBA-BE tani e kanë barrë për të hequr. Rojet janë shtuar. Ramën e ka tmerruar frika e burgut dhe ndonjë ekstremitet përtej, të borxheve të palara. Nuk i mjafton Shqipëria si kolateral. Ndaj po masakron këdo që e trondit me rrëzim pushtetin. Merr masa diktature me shpresë mbijetese. Iluzion.

Diplomatët më të paguarit prej tij, ngjyrosin ndonjë deklaratë dhe firojnë. Inceneratori euroatlantik  i ndëshkimit është ndezur.

Bandat kanë nxjerrë armë nga bodrumet. Gangsterët nuk falin askënd. Në sofrën e tyre kush premton nuk ka kthim pas. Kush dëmton paguan. Kush nuk paguan, prapë paguan. Ndryshon vetëm forna..Ndaj Rama e do Shqipërinë me dhunë. Madje duke vrarë rininë. Ta shesë, rishesë pambarim, për fundshpinën e tij. Vëllai i tij në Beograd është modeli se çfarë e pret.

Koha i ka mbaruar.. !!!

Protestë mbarëqytetare

Protestë mbarëkombëtare

Protestë mbarëshqiptare

Dhe garanci mosndëshkini ligjor nuk duhet të marrë.

Askush..!