Ballina Lifestyle Hailey Bieber mahnit me paraqitjen provokuese në fushatën e re të Calzedonia-s

Hailey Bieber mahnit me paraqitjen provokuese në fushatën e re të Calzedonia-s

58
0

Modelja dhe influencuesja e njohur Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të guximshme, teksa ka pozuar për fushatën e re reklamuese të markës Calzedonia, të publikuar të enjten.

29-vjeçarja është shfaqur me një bluzë dantelle transparente, me çmim 39.99 paundë, të kombinuar me geta të së njëjtës markë, të cilat kushtojnë 29.99 paundë.

Hailey i ka lënë flokët e saj brune të lëshuara, ndërsa pamjen e ka plotësuar me një xhaketë lëkure dhe një palë vathë të thjeshtë, por elegantë.

Në disa prej pozave, ajo ka veshur geta transparente me shkëlqim, nën të cilat dukej të brendshmet e zeza. Modelja e ka kombinuar këtë veshje me një bluzë të shkurtër të zezë, me prerje që zbulonte shpatullat, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Nëna e një fëmije e ka kompletuar dukjen me syze dielli elegante, teksa pozonte e shtrirë në një divan, me këmbët e ngritura prapa.

Paraqitja e saj në këtë fushatë të re të Calzedonia-s sjell një kombinim të dantellës, transparencës dhe elementeve prej lëkure, duke vënë në qendër stilin e guximshëm dhe sensual.