Ballina Kronika I kërkuar për vrasje në Maqedoninë e Veriut/ Tentoi të hynte në...

I kërkuar për vrasje në Maqedoninë e Veriut/ Tentoi të hynte në Shqipëri nga Morina, arrestohet 31-vjeçari turk

67
0

Një 31-vjeçar turk është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, teksa tentonte të hynte në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje.

Sipas policisë ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi nga Prokuroria Publike në Shkup më 27 tetor 2026. Ai është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë: 

DVKM Kukës

Akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri dhe arrestohet 31-vjeçari, shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi.    

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e tij.