Ballina Kronika DURRES/ Procedohen penalisht drejtuesit e automjeteve, të cilët ofruan para për të...

DURRES/ Procedohen penalisht drejtuesit e automjeteve, të cilët ofruan para për të shmangur masa administrative

81
0

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për parandalimin e aksidenteve dhe për garantimin e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan për verifikime automjetet që drejtonin shtetasit:

-D. H., 47 vjeç, banues në Durrës, i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur;

-M. Sh., 50 vjeç, banues në Durrës, i cili rezultoi se posedonte certifikatë të kontrollit teknik të automjetit, me afat të përfunduar, si dhe se drejtonte automjet me fuqi motorike më të madhe se ajo e përcaktuar në lejen e drejtimit që posedonte;

-A. S., 23 vjeç, banues në Kosovë, i cili u konstatua duke përdorur celularin.

Për të shmanguar masat administrative, këta shtetas tentuan të korruptonin efektivët, duke ofruar përkatësisht 4000, 2000 dhe 1000 lekë.

Në vijim të veprimeve procedurale për të tre ka nisur procedimi penal, për veprën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.