Erion Veliaj ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.
Ndërkohë nga burgu i Fierit, Veliaj ka vendosur për emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Etleva Bisha është ndër themelueset e FRESSH. Me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, Etleva Bisha ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.
Ndërkohë Vasilika Vjero ka qenë drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës në kohën kur ky institucion drejtohej nga Edi Rama.
Një ditë më parë, Edi Rama e sfidoi Ramën duke i kërkuar autorizimin e tij për shpalljen sekret të vendimit për transferimin nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit.
Kurse para pak ditësh, Veliaj doli në përkrahje të protestave studentore që kërkojnë rrëzimin e Ramës.







