Ballina Politika Berisha: Në qeverisjen e PD nuk do ketë kurrë taksë mbi 12.5%!...

Berisha: Në qeverisjen e PD nuk do ketë kurrë taksë mbi 12.5%! Për shportën do kompensohet 100% TVSH-ja

57
0

Kreu demokrat gjatë deklaratës së tij për mediat tha se ‘në qeverisjen e PD nuk do ketë kurrë taksë mbi 12.5%’. ‘Për shportën do kompensohet 100% TVSH-ja’, tha ai.

Berisha: Unë jam këtu për të garantuar shqiptarët se Partia Demokratike, në votëbesimin e tyre, në qeverisjen e saj, nuk do të ketë kurrë taksë mbi 12.5%. Në Republikën e Shqipërisë nuk do të ekzistojë asnjë taksë mbi 12.5%. Më ulët po, por taksat më të larta, TVSH, taksa e punës për punëdhënësin, për punëmarrësin e të tjerë, do të jenë 12.5%.

Jo më shumë se 12.5%.

Kurse për shportën do të kompensohet 100% TVSH-ja e çdo malli të saj.

Do t’i disbursohet në llogaritë bankare të çdo qytetari ose do gjendet mënyra tjetër se si t’i dorëzohen atij.

Ne nuk do të ndërhyjmë në konkurrencën, por ne do të kompensojmë qytetarët për të gjitha, ndonëse jemi shprehur se TVSH-ja për ushqimet nuk do jetë kurrë kjo që është, por pavarësisht nga ajo, do të ketë rimbursim të plotë të TVSH-së për një sasi mallrash të përdorimit të përgjithshëm për qytetarët shqiptarë.

Për të gjithë të tjerët, nuk mund të ketë taksë mbi 12.5% në territorin e Shqipërisë.

Ndaj dhe ftoj bizneset të reagojnë.

I ka trajtuar si një sulltan mesjetar në mënyrë të pabesë, të papërgjegjshme. Është koha t’i japim përgjigje dhe bizneset kanë shumë në dorë.

Duhet të kalojnë në një rezistencë, në reagime, nuk mund të sillet kështu një qeveri.

Vetëm një qeveri organizatë kriminale i lejon vetes masa të tilla.