Ballina Bota Tragjedi në Himalaje/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 6 persona, mes tyre edhe...

Tragjedi në Himalaje/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 6 persona, mes tyre edhe piloti

38
0

Një helikopter u rrëzua në Himalaje, në shtetin indian të Uttarakhand, duke vrarë gjashtë persona,  pilotin dhe pesë pasagjerë.

Mediat e huaja e konfirmojnë numrin e viktiamve duke cituar një përfaqësues të autoritetit shtetëror të aviacionit civil.

Helikopteri po udhëtonte nga Badrinath, një vendpushim malor i njohur në mesin e banorëve indianë, drejt qytetit të Dehradun.

Autoriteti i Zhvillimit të Aviacionit Civil të Uttarakhand tha se kontakti me avionin humbi ndërsa ai po fluturonte mbi luginën Joshimath.

Pas rrëzimit, e gjithë flota e operatorit Trans Bharat Aviation pezulloi fluturimet.