Ballina Sport Pulisic vazhdon me Milanin, nënshkruan kontratë të re

Pulisic vazhdon me Milanin, nënshkruan kontratë të re

46
0

Christian Pulisic ka vazhduar qëndrimin te Milani, pasi ka nënshkruar kontratë të re me gjigantin italian, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2031.

Lajmi është konfirmuar sot nga klubi kuqezi, duke i dhënë fund çdo dileme rreth të ardhmes së sulmuesit amerikan.

Pulisic, 28-vjeçar, iu bashkua Milanit në vitin 2023, pas aventurave te Borussia Dortmundi dhe Chelsea.

Gjatë qëndrimit te skuadra italiane, amerikani ka regjistruar 44 gola në 141 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa sezonin 2024/25 e përfundoi si golashënuesi më i mirë i ekipit.

Përmes një komunikate zyrtare, Milani ka vlerësuar vazhdimin e bashkëpunimit me reprezentuesin amerikan, duke theksuar ambicien për të arritur suksese të reja së bashku.

“Zgjatja e kontratës së Pulisic pasqyron angazhimin e përbashkët për të ndërtuar mbi përparimin e bërë së bashku në vitet e fundit, me ambicien për të vazhduar përmirësimin, për të arritur objektiva të reja dhe për të shkruar kapituj të tjerë të paharrueshëm në historinë e klubit”, thuhet në komunikatën e Milanit.

Pulisic është njëri prej futbollistëve kryesorë të Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën ka marrë pjesë në dy Kampionate Botërore.

Pulisic gjithashtu është shpallur katër herë futbollisti më i mirë amerikan i vitit.