Ballina Sport Boksieri i njohur i tradhtuar, shpërthen keq, akuzon shqiptarët

Boksieri i njohur i tradhtuar, shpërthen keq, akuzon shqiptarët

125
0

Amarildo Bakaj ka njoftuar tërheqjen nga boksi, pikërisht në moshën 26 vjeç. Në deklaratën e tij tregon se ndihet i tradhtuar dhe pa mbështetje. Në karrierën si boksier profesionist numëron 14 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa të gjitha janë me K.O.

“Sot ndaj me ju dorëheqjen time nga boksi. E di që një pjesë e madhe do mërziten dhe një pjesë do gëzohen. Gjatë karrierës time nuk mbaj mend që mund të kem derdhur lot gëzimi.

E dini shumë mirë sa janë munduar me ma prish emrin duke folur keq për mua, sepse e kanë pa që kam talent dhe mund të arrij shumë lart. Tani rrini të qetë, mos e helmoni më zemrën me mua. Shumica kanë menduar se po kërkoj famë kur ju kërkoja ndeshje si Ben Whitaker etj.

Ato s’më kanë frikë, thjesht për të më pranuar ndeshjen boksierat me emër duhet të kem disa sponsorë në anën time që atë shumë që ato e kërkojnë t’jua afrojnë.

Boksierët në Angli – USA janë të fortë, jo se kanë zemër apo forcë më shumë si ne shqiptarët, po atyre u paguhen trajnerët më të mirë, biznesmenët u afrohen si sponsorë. Ato janë patriota në sport e ne jemi në TikTok. Tek ne nuk funksionon kjo gjë. Thjesht kemi lindur të vuajmë si popull, ëndrrat tona janë ndalur gjithmonë në rrugë.

E kam fajin vetë se duke u prezantuar si patriot me zemër që jam, s’ju hyra në zemër kurrë të huajve. Mos u fut kështu i veshur në ring më thonin promoterat e huaj, mos fol veç shqip më thonin se po ia arrite me t’i njohësh të huajt atëherë ia dole, bëj kontratë me ne.

Unë jo, veç Shqiptar, Shqiptar, Shqiptar, duke menduar se dhe si shqiptar i vërtetë, i pashitur, do ia dal. Po bash shqiptarët e mi u munduan me ma pi edhe gjakun, ju kanë interesuar veç xhepat e tyre. Jam 26 vjeç, në moshën më të mirë për boks, por është më lodh shpirti, s’mundem më.

Duhet ta pranoj, kam lindur në vendin e gabuar. Ishtu i mërzitur, unë e di sa gabime kemi si shtet e si popull, po nuk ju dal dot kundër. Deri në vdekje shqiptar, patriot me zemër. Zoti kaq kishte shkruar për mua, do më mungoni shumë. Faleminderit për çdo të mirë dhe të keqe. Ju dua”, ka shkruar Bakaj.