Ballina Lifestyle Demi Lovato sfidon kohën, fansat mahniten nga pamja e saj pas një...

Demi Lovato sfidon kohën, fansat mahniten nga pamja e saj pas një dekade

54
0

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, ka tërhequr vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, duke nxitur komente se duket pothuajse njësoj edhe pas më shumë se dhjetë vjetësh.

Gjithçka nisi pas krahasimit të dy fotografive të artistes, të realizuara në periudha të ndryshme. Në njërën prej tyre, Lovato shfaqet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” në vitin 2016, e veshur me një fustan të zi elegant, me dekolte të hapur, të dizajnuar në stilin e kostumit, nga Norisol Ferrari. Ajo e kishte kombinuar veshjen me një varëse të veçantë me zinxhir dhe flokët e gjatë e të errët.

Ndërsa në fotografinë e dytë, këngëtarja u shfaq këtë javë në Los Angeles, në galanë e parë të organizuar nga Airbnb.org. Kësaj radhe, ajo zgjodhi një kostum të zi elegant, sërish me dekolte të hapur dhe me flokët e saj karakteristikë ngjyrë të zezë.