Ylli i spektaklit “Celebrity Traitors”, Maya Jama, po dëshmon se suksesi i saj nuk kufizohet vetëm në televizion, por shtrihet edhe në botën e biznesit.
Pasuria e kompanisë së saj ka shënuar rritje të madhe, duke arritur në plot 4 milionë funte, çka dëshmon suksesin e saj edhe si sipërmarrëse.
Megjithatë, në spektaklin televiziv, Maya nuk arriti të shkonte deri në fund. Ajo u eliminua gjatë raundit të fundit të tryezës, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë garë.
Kështu, ndërsa aventura e saj në “Celebrity Traitors” përfundoi me eliminim, jashtë ekranit Maya Jama po shijon suksesin financiar, me kompaninë e saj që ka arritur një vlerë të konsiderueshme.







