Ballina Rajoni Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes...

Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale!

56
0

Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve në Serbi, ka shtyrë përkohësisht formimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë së re, por ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për ndjekjen penale të figurave kryesore të pushtetit të Aleksandar Vuçiçit.

Duke folur për televizionin kroat HRT, avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviç, pohoi se kërkesa për vënien para drejtësisë të ish-zyrtarëve është e justifikuar.

“Gjatë qeverisjes së Vuçiçit janë kryer shkelje të shumta ligjore dhe abuzime financiare”, u shpreh ai.

Stojkoviç, i cili dikur është arrestuar për shkak të qëndrimeve të tij publike, kujtoi edhe kallëzimin penal që kishte ngritur ndaj Vuçiçit lidhur me rolin e pretenduar në vrasjen e civilëve gjatë luftës në Bosnjë, në rastin e njohur si “Safari i Sarajevës”.

Ai u shpreh se pret që zyrtarë të lartë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të përballen me drejtësinë për pasurim të paligjshëm.

Sa i përket së ardhmes politike të Vuçiçit, Stojkoviç pretendon se ndikimi i tij është zhdukur dhe se ish-presidenti duhet të përballet me përgjegjësi penale për veprimet e kryera gjatë qeverisjes së tij.

“Vuçiçi tani i përket historisë. Kaosin në Serbi e ka krijuar pikërisht ai, duke vendosur paligjshmërinë në institucionet e vendit”, deklaroi avokati.