Ballina Sport Dyshja Raphinha – Yamal e frikshme, Barcelona fiton me rezultat tenistik

Dyshja Raphinha – Yamal e frikshme, Barcelona fiton me rezultat tenistik

50
0

Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6:1 ndaj Alavesit, në kuadër të javës së 11-të të kampionatit spanjoll.

Protagonistët kryesorë të kësaj mbrëmjeje ishin Raphinha dhe Lamine Yamal, të cilët realizuan nga dy gola secili.

Skuadra katalanase tregoi forcën e saj në sulm, duke dominuar takimin dhe duke shënuar plot gjashtë gola.

Raphinha e hapi serinë e golave në minutën e tetë, ndërsa Fermin Lopez shënoi për 2:0 në minutën e 23-të.

Braziliani Raphinha realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 41-të, për rezultatin 3:0.

Vëmendje të veçantë mori goli i Lamine Yamalit në minutën 45+1. Ai goditi nga rreth 17 metra dhe dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, duke realizuar një gol të bukur.

Yamal shënoi edhe një herë në minutën e 64-t, ndërsa Gordon vulosi fitoren 6:1 në minutën e 81-të.

Golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Diaz në minutën e 84-të.

Barcelona kryeson La Ligën me 30 pikë, duke lënë pas Atletico Madridin me 28 pikë. Alavesi renditet në pozitën e dhjetë me 12 pikë.

Barcelona po dëshmon fuqi të jashtëzakonshme në repartin ofensiv. Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, katalanasit kanë shënuar plot 46 gola, ndërsa kanë pësuar vetëm 12.