Ballina Kronika Ishte shpalIur në kërkim nga disa komisariate për vjedhje në Tiranë dhe...

Ishte shpalIur në kërkim nga disa komisariate për vjedhje në Tiranë dhe Vlorë, përfundon në pranga 34-vjeçari

23
0

Një 34-vjeçar autor i dyshuar për disa vjedhje në Tiranë dhe Vlorë është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet.

Në pranga ka rënë Ivi Profka nga Vlora, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga disa komisariate policie për vjedhje të ndryshme.

Sipas burimeve, Profka dyshohet se më 24 tetor  ka vjedhur një motor në Rrugën e Dibrës. Gjithashtu ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 2 për dy vjedhje të tjera, një tabakinoje më 30 tetor dhe një market më 5 tetor

Gjithashtu në kërkim ishte dhe nga Komisariati nr. 1 për vjedhjen e një tjetër marketi.

Ndërkohë, Komisariati i Vlorës e kishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një motori.