Ballina Europë “Rusia humbi mijëra ushtarë në tetor”, Zelensky ironi me Putinin: Janë sa...

“Rusia humbi mijëra ushtarë në tetor”, Zelensky ironi me Putinin: Janë sa nëntë parada ushtarake në Sheshin e Kuq

55
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka krahasuar humbjet e ushtrisë ruse gjatë muajit tetor me trupat që do të nevojiteshin për të zhvilluar nëntë parada ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, 21 tetori ishte dita më e përgjakshme për ushtrinë ruse, me rreth 2,250 ushtarë të vrarë ose të plagosur.

Ndërkohë, gjatë muajit tetor, forcat ukrainase kanë arritur të rimarrin 96.2 kilometra katrorë territor, një sipërfaqe 10.4 kilometra katrorë më e madhe se ajo që trupat ruse arritën të pushtonin gjatë së njëjtës periudhë.

Të dhënat janë bërë publike nga pala ukrainase dhe pasqyrojnë bilancin e saj për zhvillimet në frontin e luftës, ndërsa humbjet e raportuara nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga pala ruse.