Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje skandalin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tashmë e marrë e pandehur për 5 akuza për vepra penale, ‘Shkelje e barazisë në tendera’, ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike’, ‘Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’, ‘Fshehje/ Mosdeklarim të pasurive’, ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’.
Berisha ka publikuar videon ku kryeministri Edi Rama e justifikoi mbrojtjen politike të Ballukut nga arrestimi i kërkuar nga SPAK me votat e PS në Kuvend, se medemek nuk kishte akuzë për korrupsion, si dhe videon kur vetë ish-zëvendëskryeministrja deklaratonte se nuk kishte as 3 apartamente.
‘Video që nuk ka nevojë për asnjë koment. Flet vetë!’, shkruan Berisha në Facebook.
Deklaratat e Ramës dhe Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj:
Rama: Dhe çështja e deputetes Balluku, sipas meje sipas nesh është një çështje e mbyllur. Kuvendi u shpreh, nuk e autorizoi kërkesën, nuk bëhet fjalë për korrupsion dhe kur nuk bëhet fjalë për përvetësime për interesa personale…
Balluku: Unë nuk ka dhe s’kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin. Unë nuk kam as 300 as 30 dhe as 3 apartamente.







