Ballina Politika Rama shpërblen policët që dhunuan protestuesit, në dy ditë dha 4.5 mln...

Rama shpërblen policët që dhunuan protestuesit, në dy ditë dha 4.5 mln euro. Shihni përfituesit, nga RENEA tek hedhësit e gazit

141
0

Qeveria shqiptare ka shpërndarë 446 milionë lekë të reja (rreth 4.5 milionë euro) në formë shpërblimesh speciale për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave të fundit.

Vendimi mbështetet në Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 787, të datës 19 tetor 2026.

Sipas transaksioneve të gjurmuara nga Spending Data Albania, e gjithë shuma prej 4.5 milionë eurosh nga Thesari i Shtetit është ekzekutuar në vetëm dy data të ndara: më 23 tetor dhe më 29 tetor 2026.

Përfitues të këtyre shpërblimeve financiare speciale janë struktura të ndryshme operative dhe menaxhuese të Policisë së Shtetit, ku përfshihen:

* Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
* Reparti Special RENEA
* Qendra e Furnizimit Materialo-Teknik (QFMT) – struktura përgjegjëse për furnizimin logjistik, përfshirë mjetet dhe pajisjet për përdorimin e gazit lotsjellës
* Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Tiranë
* Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale
* Drejtoria e Antiterrorit
* Komisariati i Policisë, Njësia e Sigurisë Shkodër
* Komisariati i Policisë Berat

Të dhënat mbi transaksionet dhe përshkrimet përkatëse financiare për çdo institucion përfitues janë të publikuara dhe mund të verifikohen lirisht në databazën e hapur të organizatës AIS.