Ballina Lifestyle Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare regjisori kilian fitues i çmimit Oscar,...

Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare regjisori kilian fitues i çmimit Oscar, Sebastián Lelio

88
0

Regjisori kilian fitues i çmimit Oscar, Sebastián Lelio, i njohur më së shumti për filmin e tij “A Fantastic Woman”, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, njoftoi të premten partnerja e tij.

Aktorja gjermano-kiliane Amalia Kassai konfirmoi vdekjen e tij në Instagram, duke përmendur arsye shëndetësore.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Lelio u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Las Condes, pranë kryeqytetit kilian, Santiago.

Ministri kilian i Kulturës, Francisco Undurraga, shprehu trishtimin e tij të thellë dhe vlerësoi Lelion për kontributin e tij në rritjen e famës së kinematografisë së vendit në arenën ndërkombëtare.

Unioni i aktorëve kilianë, Chile Actores, e cilësoi vdekjen e tij si një ”humbje të jashtëzakonshme” për industrinë kulturore dhe atë të filmit në vend.

Lelio fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në vitin 2018, për filmin ”A Fantastic Woman”, një dramë që rrëfen historinë e një gruaje transgjinore, e cila përballet me paragjykime pas vdekjes së partnerit të saj. Ky mbetet çmimi i vetëm i Kilit në këtë kategori.

Filmi fitoi gjithashtu Ariun e Argjendtë për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 2017.

Filmi i tij i mëparshëm, ”Gloria”, u shfaq premierë në festival në vitin 2013 dhe fitoi disa çmime. Më vonë, Lelio realizoi një version amerikan të filmit, me aktoren Julianne Moore në rolin kryesor.

I lindur në Argjentinë në vitin 1974, Lelio u rrit në Kili dhe kaloi disa vite duke jetuar në Berlin