Bianca Censori, bashkëshortja e reperit të njohur Kanye West, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të guximshme gjatë një vizite në market, ku ishte për të blerë ushqime.
Ajo u shfaq e veshur me pantallona shumë të shkurtra, duke mos kaluar pa u vënë re nga publiku dhe mediat rozë.
Censori është komentuar vazhdimisht për zgjedhjet e saj të guximshme në veshje dhe paraqitjet që shpesh bëhen lajm në mediat ndërkombëtare.
Censori, e cila është arkitekte me profesion, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në botën e showbiz-it, sidomos për stilin e saj të pazakontë të veshjes.







