Një grua 71-vjeçare u gjet e vdekur sot në provincën Bergamo dhe në lidhje me rastin është arrestuar një person.
Emilia Bianchi u gjet e therur në shtratin e saj në një vilë në Via Paolo VI në Palosco, provinca e Bergamos, raporton ANSA.
Policia ka arrestuar djalin e viktimës, i cili jetonte me vëllain e tij në të njëjtën shtëpi me nënën e tij, ndërsa motra e tij jetonte në një shtëpi tjetër në fshat.
Karabinierët e Treviglio dhe policia lokale, si dhe personeli i emergjencës, iu përgjigjën vendit të ngjarjes.







