Ballina Kosovë U hoq fotografia e Rugovës, në Presidencë vendoset portreti i Shiroka-Pulës

U hoq fotografia e Rugovës, në Presidencë vendoset portreti i Shiroka-Pulës

173
0

Fotografia zyrtare e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e tjera të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, Departamenti i Protokollit të Shtetit ka bërë shpërndarjen e fotografisë në institucionet qendrore dhe lokale, agjencitë përkatëse, si dhe në misionet diplomatike e konsullore të Kosovës jashtë vendit.

Vendosja e fotografisë është bërë në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 dhe afatet e përcaktuara.

“Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës.

Në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret e Përzgjedhjes dhe Vendosjes së Fotografisë së Presidentit/es të Republikës së Kosovës dhe brenda afateve të përcaktuara, Departamenti i Protokollit të Shtetit ka bërë shpërndarjen e fotografisë zyrtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Justina Shiroka-Pula, në institucionet qendrore dhe lokale, agjencitë dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës në mbarë botën.

Fotografia zyrtare e Presidentes është realizuar nga mjeshtri i fotografisë Arben Llapashtica”, thuhet në njoftimin e Presidenës.