Ballina Politika Edhe Balla shet Veliajn si Rama: Në përballjen me drejtësinë nuk duhet...

Edhe Balla shet Veliajn si Rama: Në përballjen me drejtësinë nuk duhet te përfshijë grushtin e PS…

116
0

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke folur për gazetarët gjatë ditës së sotme ka komentuar edhe kërkesën e Erjon Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS. Edhe pse u mundua që të anashkalonte përgjigjen prapë Balla përsëriti Ramën kur tha se problemet me drejtësinë janë probleme individuale.

Balla: Kjo është një pyetje që i duhet bërë Sekretarit të Përgjithshëm të PS. Unë mendoj dhe e kam thënë shpesh herë përpara jush që çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të Partisë Socialiste në të gjithë nivelet, në marrëdhëniet me drejtësinë janë çështje individuale. As PS, as asambleja e PS, as kryesia e PS as organizata socialsite nuk janë mburoja e askujt në përballjen me drejtësinë.

Në këtë këndvështrim unë e kam thënë që Erion Veliajn e kam mik por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS në këtë diskutim.

Ndërkohë pak ditë më parë u publikua në media reagimi i kreut të bashkisë së Tiranës nga burgu i Fierit ku tregonte se gjatë vizitës në qeli të Ministrit Gogu ai i kishte përcjellë mesazhin e Ramës se do të bënte 100 vjet burg…