Ballina Europë Goditet rrjeti kriminal në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë...

Goditet rrjeti kriminal në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë, 210 milionë euro të sekuestruara, ja se si u kapën

105
0

Një operacion i koordinuar ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale që vepronin në Dark Ëeb ka përfunduar me 354 të arrestuar në 14 vende të botës. Gjatë aksionit u sekuestruan mbi 5.7 tonë lëndë narkotike, 209 armë zjarri, si dhe para cash dhe kriptomonedha me vlerë mbi 210 milionë euro.

Operacioni, i koduar “TorNado”, u drejtua nga Europol në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të 14 shteteve dhe u zhvillua nga maji i vitit 2025 deri në tetor 2026. Në kuadër të tij u kryen qindra kontrolle në banesa, me qëllim identifikimin dhe goditjen e shitësve dhe blerësve të mallrave të paligjshme në platformat e fshehta online.

Hetimet u përqendruan te përdoruesit e pesë prej tregjeve kryesore të Dark Ëeb-it, të cilat ishin mbyllur më herët nga autoritetet: Archetyp, Bohemia, Nemesis, Kingdom dhe Tor2Door. Pas ndërhyrjeve ndaj këtyre platformave, hetuesit vijuan punën për identifikimin e personave që fshiheshin pas llogarive dhe aktivitetit të tyre kriminal.

Në shënjestër u vunë gjithashtu shitës dhe blerës që operonin përmes forumeve të specializuara, dyqaneve individuale online dhe aplikacioneve të komunikimit të enkriptuar.

SHBA kryeson me numrin e arrestimeve, pjesë e operacionit edhe Mali i Zi

Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të madh të arrestimeve, me 132 persona, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar me 59, Hungaria me 45, Gjermania me 41 dhe Franca me 23 të arrestuar.

Në operacion morën pjesë gjithashtu Holanda, me 12 arrestime, Sllovenia me 11, Austria me 6, Irlanda me 5, Çekia me 4, Australia me 1, Zelanda e Re me 13 dhe Finlanda me 1 të arrestuar.

Pjesë e aksionit ishte edhe Mali i Zi, ku autoritetet policore zhvilluan ndërhyrje në kuadër të hetimeve, megjithëse Europol nuk ka publikuar një numër arrestimesh për këtë shtet.

Mbi 5.7 tonë drogë dhe 209 armë të sekuestruara

Autoritetet sekuestruan gjithashtu kërpudha halucinogjene, cigare elektronike që përmbanin THC dhe më shumë se një milion tableta barnash me recetë.

Në vendet evropiane u konfiskuan 57 armë zjarri dhe municione, si dhe mbi 60 milionë euro në para cash dhe kriptomonedha.

Ndërkohë, vetëm në Shtetet e Bashkuara u sekuestruan mbi 4.8 tonë drogë, 152 armë zjarri dhe më shumë se 150 milionë euro në para dhe kriptomonedha.