Ballina Politika Berisha: Rama ka caktuar Ervin Demon në Tiranë, sepse ky kriminel është...

Berisha: Rama ka caktuar Ervin Demon në Tiranë, sepse ky kriminel është i aftë të kryejë çdo krim

32
0

I pyetur nga qytetarët për masat e sotme të marra nga Edi Rama që mbylli dyert e asamblesë së PS, dhe caktimin e Ervin Demos si i deleguar politik në Tiranë, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, ky i fundit ka treguar se, është kriminel që është i aftë të kryejë çdo krim.

Sali Berisha: Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim.

Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh.

Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin.

Ndërsa, për asamblistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit.

A e morët vesh ju pse u thirr princesha e burgut, Sara Mile në SPAK?

Sepse drejtoresha e ndihmave sociale në Peqin, me urdhër të saj, sipas regjistrimeve, ka përdorur ndihmat sociale qartësisht për vota. Për të blerë vota!

A e dini ju që gjatë fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit janë rrahur nga banda të gjithë kryetarët e bashkive socialistë, përveç atij të Gramshit, i cili e kishte vëllanë prokuror dhe kishin frikë se do t’i arrestonte.

Pra, a është Sara mëkatarja më e madhe? Jo, ju them unë, nuk është. Aty ka bosë të krimit, përveç Padrinos, kreu i grupit parlamentar, njeri që sipas dokumenteve shtetërore zyrtare, ka porositur vrasje. Dhe një gjykatëse, një prokuror, kanë vendosur të djegin regjistrimin, i cili i përkiste numrit telefonik të Taulant Ballës. Dhe i përkiste emrit Taulant.

Dhe ky është vetëm një nga krimet e Taulant Ballës, i cili në mënyrën më të pafytyrë, si një gangster u tregonte bërrylin në stadium dhjetëra mijëra qytetarëve dhe tifozëve që në unison brohorisnin ‘Rama ik’.