Ballina Politika Rama: Nuk kam mbrojtur Belindën, por Veliajn nga drejtësia. Por hesht si...

Rama: Nuk kam mbrojtur Belindën, por Veliajn nga drejtësia. Por hesht si bllokoi me votë arrestimin e saj

39
0

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë marrë në mbrojtje ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, duke sfiduar kritikët të gjejnë qoftë edhe një deklaratë të vetën në favor të saj. Megjithatë, kreu i qeverisë ka pretenduar se ka dalë në mbrojtje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e quajtur paraburgimin e tij si një akt absurd dhe pa gjyq.

Sipas Ramës, institucionet nuk kanë bërë pengesa as për Ballukun, e cila vijoi hapat e saj me drejtësinë.

Në kundërshtim me pretendimet për mosndërhyrje, faktet politike dhe parlamentare tregojnë një tablo krejt tjetër sa i takon fatit të Belinda Ballukut.

Në seancën plenare të datës 12 mars 2026, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi zyrtarisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj.

Bllokimi i kësaj mase u sigurua falë votave të mazhorancës socialiste dhe aleatëve të saj, ku me 82 vota pro (dhe 47 kundër të opozitës) kërkesa e SPAK u hodh poshtë, duke i siguruar asaj imunitet nga qelia dhe mundësinë për t’u hetuar në gjendje të lirë.

Debatet e ashpra dhe kartonët e ngritur nga deputetët e Partisë Socialiste në atë seancë dëshmuan se bllokimi i hetimeve me forcën e votës u realizua pikërisht nga radhët e mazhorancës që Rama drejton.