Ballina Politika Asambleja e PS/ Fatmir Xhafaj shprehet kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës:...

Asambleja e PS/ Fatmir Xhafaj shprehet kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës: Të jetë ditë e parë për të gjithë! Të merren vetëm masa

28
0

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po vijon me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kërkuar që ndaj tyre të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia.

overlay-clever“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj.

Reagimi i tij vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e dy socialistëve nga partia.