Ballina Lifestyle Aktorja bën paraqitje spektakolare në Vogue Ball

Aktorja bën paraqitje spektakolare në Vogue Ball

36
0

Aktorja Hande Erçel, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në eventin Vogue Ball Arabia.

Ajo u shfaq e veshur me një pallto të zezë, me prerje që zbulonte supet, e zbukuruar me qëndisje me motive lulesh në nuanca pastel dhe me një dekorim luksoz me pupla.

Veshja është pjesë e koleksionit Couture Vjeshtë 2026 të stilistit të njohur libanez, Zuhair Murad.

Me këtë paraqitje, Erçel solli një kombinim të elegancës klasike dhe detajeve ekstravagante, duke u dalluar në mesin e të pranishmëve në këtë ngjarje të modës.