Ballina Sport Turpërohet Portugalia, mediat: Ronaldo nuk e meritonte këtë

Turpërohet Portugalia, mediat: Ronaldo nuk e meritonte këtë

30
0

Tifozët portugezë, pas golit të katërt të pësuar, brohoritën emrin e Cristiano Ronaldos, në një mënyrë pothuajse ironike. Ndërkohë, mediat vendase dhe ato ndërkombëtare reaguan me kritika të ashpra pas humbjes 1:4 në shtëpi kundër Danimarkës.

“Ronaldo nuk u paraqit në mbrëmjen e nderimeve. As Portugalia nuk u paraqit”, shkroi gazeta portugeze “Publico”, duke iu referuar ndeshjes së parë pas largimit të superyllit nga kombëtarja.

“Lajmi i keq është se Portugalia pësoi një humbje të rëndë. Lajmi edhe më i keq është se skuadra nuk dukej as e aftë për ta kontrolluar lojën. Lajmi i mirë është se vështirë se do të ketë një ndeshje edhe më të keqe se kjo”, shkruhej më tej.

Pikërisht në ndeshjen e parë pas epokës së Ronaldos, Portugalia përjetoi një poshtërim. Humbja kundër danezëve ishte më e thella në shtëpi në një ndeshje zyrtare.

“Cristiano nuk e meritonte këtë”, ishte titulli i gazetës spanjolle “AS”.

Ronaldo, pas më shumë se 23 vjetësh në kombëtaren portugeze, në fillim të nëntorit njoftoi tërheqjen e tij. Më herët, ai ishte përfshirë në një konflikt me përzgjedhësin e kombëtares, Jorge Jesus.

Jesus u pyet nëse i mungonte Ronaldo.