Ballina Aktualitet “Hajdutë! Nuk e durojmë më diktaturën”/ Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin...

“Hajdutë! Nuk e durojmë më diktaturën”/ Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e vajzave, protestuesit ndërhyjnë për t’i penguar

65
0

Momente tensioni janë regjistruar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku protesta e qytetarëve është shoqëruar me përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit. Të paktën pesë gra dhe vajza po shoqërohen nga policia, ndërsa protestuesit e tjerë kanë ndërhyrë në përpjekje për të penguar largimin e tyre.

Tensionet kanë nisur në momentin kur qytetarët kanë tentuar të bllokojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë. Efektivët e policisë nuk kanë lejuar bllokimin e rrugës, duke ndërhyrë për të larguar protestuesit nga pjesa e saj ku qarkullojnë automjetet.

Sot është dita e 171 e protestës së qytetarëve dhe studentëve, ku protestohet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me kërkesën e pa negociueshme për dorëheqjen e parevokueshme të kreut të qeverisë.