Socialistë, dhe specialistë-thoshte dikur një demokrat i mënçur në vitet e para të demokracisë. Ylli i ri i partisë socialiste, deputetja Briseida Çakërri, e njohur jo pak herë për gafat e saj në ekran dhe komisione, po i bën një shërbim të verbër Edi Ramës, edhe në fushat që ajo nuk i zotëron fare.
Sipas projektligjit të siguruar nga VNA, ajo ka firmosur lehtësi ligjore që lejojnë AKSHI-n dhe kompanitë bija të saj të bëjnë blerje softwaresh. E vetmja “vogëlsi” mes saj dhe kësaj bote digjitale është se në CV-në e Çakërrit, mes masterave në financë publike, administrim publik, teknologjia e informacionit mungon po aq sa transparenca në tendera.
Por hej, kush ka kohë të merret me detaje kur nisma teknike duhet firmosur me sytë mbyllur? Në fund të fundit, relacioni flet vetë për një “mjedis të virtualizuar, bazat e të dhënave, ndërmjetësit dhe mekanizmat e metrikave të llogaritjes sipas bërthamë përpunimi” – terma që për një financier të thekur tingëllojnë fiks si receta e duhur për bilancet e partisë.
Përse të lodhet qeveria me dëgjesa publike, me grupe interesi dhe me fjalë të tepërta, kur ekziston mekanizmi i përsosur i ligjit të iniciuar nga deputetët? Duke ia deleguar këtë “detyrë” teknologjike një deputeteje të devotshme të grupit socialist, vetë kryeministri Rama ia del mbanë t’i shmanget me elegancë konsultimit publik të detyrueshëm.
Relacioni i projektligjit të siguruar nga VNA e pranon hapur zanafillën e kësaj urgjence, duke theksuar se:briseida cakerri, deputetja gafave,
“Procedurat e zakonshme të blerjes… kërkojnë afate që nuk përputhen me urgjencën e ndërhyrjeve të mirëmbajtjes, me reagimin ndaj incidenteve të sigurisë…”
Kur burokracia e ligjit dhe hapat e zakonshëm të transparencës të dalin para, mjafton një firmatare besnike që relacioni ta paraqesë si nevojë për të shmangur “ndërprerjen e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset”.
Në fjalë të tjera, po i hapet rruga e lirë prokurimeve direkte, sepse siç thotë edhe vetë relacioni, shoqëritë operatore TIK duhet të kenë fleksibilitetin për t’i siguruar licencat “menjëherë, në momentin kur lind nevoja, dhe jo vetëm nëpërmjet planifikimit vjetor”.
Në institucionin ku AKSHI, sistemet e tij dhe tenderat miliona euro u bënë kryefjala e skandaleve më të bujshme korruptive me protagonistë në qeli (si në rastet e njohura), ndërkohë që vetë drejtoresha e AKSHI-t vijon të jetë nën masë sigurie për dyshime përfshirjeje në organizatë kriminale.







