Ballina Aktualitet Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e avokatit të Veliajt, lë në fuqi...

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e avokatit të Veliajt, lë në fuqi dy gjobat ndaj Plarent Ndrecës

37
0

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Plarent Ndrecës, avokatit të kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe la në fuqi dy gjobat ndaj tij.

Ndreca kërkoi shfuqizimin e gjobave në vlerë 50 dhe 100 mijë lekë, të urdhëruara ndaj tij.

Ndreca u gjobit për shkak se mungoi në seancë gjatë kohës që Dhoma e Avokatisë kishte shpallur bojkot në shenjë revolte ndaj rregullores së GJKKO-së.