Ballina Lifestyle Modelja rrëfen sulmet online kur i kërkuan çdo ditë për muaj me...

Modelja rrëfen sulmet online kur i kërkuan çdo ditë për muaj me radhë të vr*ste veten

23
0

Hailey Bieber, modelja amerikane  ka rrëfyer periudhën e më të errët që kaloi gjatë përplasjes së përfolur me këngëtaren Selena Gomez.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Hailey tregoi se përjetoi sulme dhe komente të rënda në rrjetet sociale, deri në mesazhe që e nxisnin të vriste veten.

Rrëfimi i saj rikthen në vëmendje presionin dhe bullizmin online me të cilin përballen personazhet e njohur, veçanërisht kur përfshihen në polemika që marrin përmasa globale.

Modelja ka folur edhe më parë për ndikimin që komentet negative kanë pasur në jetën e saj, duke kërkuar më shumë mirëkuptim dhe respekt në hapësirën virtuale.