Ballina Politika ‘Po kur ishte vetë ministre, kishte meritokraci?’/ Peçi ironizon Spiropalin: Deklarata qesharake!...

‘Po kur ishte vetë ministre, kishte meritokraci?’/ Peçi ironizon Spiropalin: Deklarata qesharake! Thuaj të vërtetën

41
0

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në një emision televiziv ka folur lidhur me përplasjet brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te qëndrimet e deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe kryebashkiakut Erion Veliajt.

Peçi u shpreh se debatet e brendshme në PS nuk janë të reja dhe se, sipas tij, ato po paraqiten në publik për konsum mediatik, ndërkohë që fokusi kryesor duhet të jetë te proceset në drejtësi.

overlay-cleverPeçi kërkoi gjithashtu transparencë mbi periudhat e mëparshme të drejtimit të institucioneve, duke përmendur kohën kur Spiropali drejtonte Doganat dhe qëndrimet gjatë protestave të studentëve, teksa e cilësoi diskutimin aktual mbi meritokracinë si një mënyrë për të shmangur problemet reale.

“Kjo betejë ka kohë edhe në momentin kur zonjës Spiropali e shtynin për mos t’u afruar në foto. Kështu që thjesht tani ka plasur qelbi. Tani ne duhet të analizojmë qelbin e tyre. Qelbin e tyre nuk mund ta analizojmë dot, por ne mund të analizojmë çfarë do ndodhi me proceset e tyre në drejtësi.

Sepse personat të caktuar brenda Partisë Socialiste apo dhe këta që kanë pasur funksione të larta kanë disa dosje në SPAK dhe për sa kohë këta duan ta kanalizojnë sikur është vetëm një betejë që lidhet vetëm me pjesën e procedurave atëhere kjo është thjesht për interes mediatik dhe për thashetheme ditësh.

Zoti Veliaj ka qenë njeri shumë i afërt me zotin Rama. mund të na tregojë çfarë ka ndodhur. Zonja Spiropali ka qenë njeri shumë i afërt me zotin Rama, mund të na tregojë çfarë ka ndodhur dhe në të gjithë kontekst këta po luajnë me gjysëm të vërteta dhe po shantazhojnë përsëri që në qoftë se Rama i afron në gjirinë e vetë, bëhet përsëri Skënderbeu, bëhet përsëri vëllai që Veliaj nuk do ta shante kurrë dhe nuk do ta sulmonte kurrë.

Nuk e them unë. Këtë e thotë koha, koha politike që këta kanë vepruar e tregon. Po reflektim pa e vënë gishtin në plagë nuk ka. Pra reflektim ajo mund të shkojë dhe të falet në kishë dhe mund t’i rrëfehet atje dhe mund të tregojë gjithçka.

Por këtë rrëfim duhet të vij bëj edhe tek ju për shembull si gazet të tregoj si veproi, si ndodhi kur kjo ishte drejtor Dogane. U respektua meritokracia, kur ishin protestat e studentëve, cilat ishin qëndrime, pse nuk i respektoj në atë kohë qëndrimet e studentëve dhe nuk ju bashkua kur ishte ministër, a u respektua meritokracia, a e mori kjo vërtetë vendin me meritë aty apo

meritokracia duhet të praktikohet kur unë s’jam në karrige, kur jam unë nuk ka rëndësi. Kështu që kjo është gati qesharake, është gati një temë e cila bëhet për konsum dhe për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale”, tha ai.