Ballina Kronika Vuri tritol në banesën e një gruaje në Tiranë, zbulohet autori i...

Vuri tritol në banesën e një gruaje në Tiranë, zbulohet autori i dyshuar/ 60-vjeçari në makinë me 3 vajza, mes tyre edhe një e mitur

52
0

Një 60-vjeçar nga Elbasani është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më 14 nëntor vendosi lëndë plasëse në derën e banesës së një 47-vjeçareje në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Në momentin e ngjarjes, në automjet me të dyshohet se ndodheshin edhe tri vajza, mes tyre një e mitur, të cilat nuk e denoncuan krimin.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar A. Z., 60 vjeç, banues në Elbasan, pas hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi”.

overlay-clever

Ndërkohë, janë proceduar penalisht një 21 vjeçare me inicialet A. Ç. një 18 vjeçare me inicialet  A. L. dhe një 17-vjeçare. Të treja janë komshie të 60-vjeçarit dhe dyshohet se kanë qenë në të njëjtën makinë me të në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Sipas policisë, ato nuk e kanë kallëzuar ngjarjen, ndaj po hetohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë hetimeve është sekuestruar makina e përdorur ditën e ngjarjes, si dhe katër telefona celularë.Policia vijon kërkimet për kapjen e 60-vjeçarit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.