Ballina Aktualitet Studentët sot në protestë kombëtare, kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Në tubim edhe...

Studentët sot në protestë kombëtare, kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Në tubim edhe pedagogët

54
0

Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë, në orën 12:00, një protestë kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke vijuar mobilizimin kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas tre javësh protestash, të rinjtë kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa tubimi i sotëm është thirrur nën sloganin “Pa dorëheqje nuk ndalemi”.

Protestës pritet t’i bashkohen edhe pedagogët e universiteteve, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor në shenjë mbështetjeje për studentët. Gjithashtu, pjesëmarrjen në tubim pritet ta mbështesin edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Përveç largimit të kryeministrit Rama, studentët kërkojnë ndryshime më të gjera në përfaqësimin politik të vendit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj klasës aktuale politike.

Protesta e sotme vjen pas një sërë tubimesh të zhvilluara gjatë javëve të fundit, ndërsa studentët këmbëngulin se mobilizimi do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.