Mbi 100 armë zjarri dyshohet se janë vjedhur nga një depo armësh në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 tetor 2026, rreth orës 18:00, në rrugën “Fehmi Agani”.
Dy ankues kanë deklaruar se persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri nga depoja.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.
Policia e ka cilësuar rastin si “Vjedhje e rëndë” dhe ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.
Në raport nuk jepen detaje për llojin e armëve të vjedhura apo personat e dyshuar.
“VJEDHJE E RËNDË – Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 30.10.2026-18:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga depoja e armëve, persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.







