Ballina Aktualitet Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës, thirrje...

Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës, thirrje për mobilizim më 28 nëntor

35
0

Pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa gjatë marshimit kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor.

overlay-clever

Ata shprehen të vendosur për të vijuar reagimin e tyre, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Thirrjet për protestën e 28 nëntorit synojnë të shtrijnë revoltën përtej Tiranës, me një mobilizim mbarëkombëtar kundër qeverisë Rama.