Ballina Aktualitet Banorët e Lagjes 15 në Durrës protestojnë për infrastrukturën: Ndërhyrje urgjente para...

Banorët e Lagjes 15 në Durrës protestojnë për infrastrukturën: Ndërhyrje urgjente para sezonit të shirave

58
0

Banorë të lagjes nr. 15 në Durrës kanë protestuar për gjendjen e infrastrukturës në zonën ku jetojnë, duke kërkuar ndërhyrje përpara nisjes së sezonit të shirave.

Në qendër të shqetësimit të tyre është rruga “Gjergj Balsha”, e cila u rikonstruktua një vit më parë, por u dëmtua brenda pak muajsh për shkak të cilësisë së dobët të punimeve dhe materialeve.

Shqetësim për banorët është dhe investimi i deklaruar për kolektorin e ujërave të përdorura, një projekt që nisi një vit e gjysmë më parë, po tubat e betonit vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë përgjatë rrugës, duke u kthyer në ambient loje dhe rreziku për fëmijët e zonës.

Sipas banorëve, këto dhe shumë problematika të tjera në komunitet i janë bërë të ditura disa herë Bashkisë së Durrësit, por pa marrë deri tani një zgjidhje konkrete, ndërsa në janar familjet që jetojnë këtu u përmbytën sërish dhe ende nuk janë dëmshpërblyer.

Banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat nëse nuk ka ndërhyrje dhe zgjidhje konkrete për problemet e zonës.