Nga Skënder Sadri KAPITI
Ky shkrim nuk u pëlqen nostalgjikëve, ishklasës sunduse të ishbyroistëve, ishantarëve të KQPPSH, komunistëve të devoshëm , ishsigurimsave të shtetit; nuk u pëlqen as intelektualëve servilë e sahanlëpirës të diktaturës por as atyre ishkomunistëve të konvertuar në antikomunistë, as trashëgimtarëve e pinjollëve të diktaturës, por as atyre pseudotëdjathtëve të shitur që për interesa personale u bënë bashkëpunëtorë e bashkëpronarë në korrupsion , vjedhje, në tendera dhe në hajdutëri me ishkomunistët.Ku shkrim nuk u pëlqen atyre politikanëve dhe atyre pushtetarëve që janë shkaktarët prej të ciëve gjysma e shqiptarëve u deyruan t’a braktsin adheun për të siguruar mbijetesën, lirinë, pronën,punën sepse Shqipëria komunisto-neokomuniste të vetmen gjë që u siguron shqiptarëve akoma edhe sot është pasiguria.
Në protestat e Lëvizjes Patriotike Studentore që po mbahen prej 6 muajsh të këtij viti, 2026, protesuesit kanë si kauzë të tyre “poshtë komunizmin”, gjë që do të thotë se në Shqipëri akoma nuk ka rënë dhe nuk është çrrënjosur komunizmi, pra pushtimi komunist i Sqipërisë vazhdon akoma që prej 29 Nëntorit 1944 deri tani me 29 Nëntor 2026.
Pra po vertetohet ajo e cila edhe ishte parashikuar që në vitin 1992 se për t’a shkulur nga rrënjët farën e keqe të komunizmit 50 vjeçar do të duhen edhe 50 vite pas rrëzimit të tij.
Dhe me 28 Nëntor 2026 pritet protestë e madhe gjithkombëtare kundër politikës së vjetër komunisto-neokomuniste 82 vjeçare, protestë kundër politikës së vjetër të tranzicionit që ëshë politikë e cila vetëm sa bëri zëvëndësimin e politikës së regjimit diktatorial komunist me atë të regjimit kriminal të korrupsionit, tradhëtisë dhe të hajdutërisë neokomuniste.
Politika tranzicionit paskomuniste zëvëndësoi politikën e internimeve, vrasjeve dhe te torturave e të politikës burg dhe të zolimit komunist me politikën neokomuniste të vjedhjes, grabitjes, plaçkitjes, të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëra dhe të tradhëtisë,të anëkandit të pasurive dhe të shitjes së trojeve shqiptare.Edhe shumë nga ata idhujtarë të enverizmit në Kosovë tanimë janë bindur se çfarë antikosovarizmi e antipatriotizmi ishte regjimi komunist në Shqipëri, kur po shohin se cilët janë edhe pasenveristët djallëzorë, tradhëtar e antikombëtarë të sotëm si këta në Shqipëri ashtu edhe ata të Kosovës të cilët nuk kanë asnjë fije patriotizëm, as kombëtarizëm dhe as ndjesi humane përvecse atë të parullave e dogmave, dhe akoma ka mbetur një pakicë besatarësh të verbër karshi tij.Madje në Kosovë ka më shumë nostalgjikë të kulturës, letërsisë, filmit dhe historicizmit antihistorik të shkollës marksist-leninste të komunizmit shqiptar dhe atij titist.
Por një gë nuk po e kuptoj është fakti se si ka mundësi që rinia studentore e sotme në Kosovë të jetë kaq tepër dhe krejtësisht e painteresuar për protestat patriotike 6 mujore të rinisë studentore në Shqipëri e cila po proteston kundër regjimit të tradhtisë, korrupsionit, hajdutërisë;që po proteston për reforma dhe për arsimim cilësor dhe sidomo kundër pazareve me trojet shqiptare, po proteston për Shqipërnë etnike dhe kundër eksodit?!
Gjermanët u larguan nga Shqipëria nuk ka rëndësi se me 28 apo me 29 Nëntor 1944, por fakti është se pas humbjes së Luftës së Dytë Botërore të Gjermanisë , Shqipëria u pushtua nga komunistët dhe komunizmi, të cilët që gjatë luftës ata kishin projektin dhe qëllmin për të rrëmbyer pushtetin dhe për të kryer revolucionin antihuman, ateist e antikombëtar; revolucionin komunist të tipit bolshevik dhe jugosllav; revolucionin proletar të asgjesimit të fisnikërisë dhe të nacionalizmit shqiptar, të traditave kombëtare, të Fesë, të pronës dhe të lirisë; të shthurjes së familjes dhe të moralit.
Nga komunizmi më së shumti e kanë pësuar shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe shqiptarët e Kosovës dhe ata në trojet e veta në ishJugosllvi, kjo edhe për faktin se Partinë Komuniste Shqiptare e formuan emisarët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë.
Pushtimi komunist i Shqipërisë pati pasoja shumë të rënda për shqiptarët në Shqipëri, të cilët u xhveshën nga prona, iu muar me ligj e pa ligj toka, pasuria dhe bagëtia; u kolektivizua dhe u shtetëzua gjithcka nga partia shtet e pushtet, pra shqiptari duhej të dorëzohej dhe t‘i nënshtrohej partisë dhe komunistëve; pra t’i nënshtrohej një regjimi skllavërues komunist, regjim i cili e izoloi Shqipërinë dhe ua bëri shqiptarëve jetën sketerrë në një burg politik, ideologjik gjenocidist.
Revolucioni dhe lufta e pandërpreë e klasave përdori të gjitha mjetet dhe veglat në shërbim të regjimit komunist si: shkolla, kultura, filmi, libri, akademia dhe mediat: gazetat e televizionet të cilat ishin oksigjeni i atij regjimi antihuman që synontn krijimin e njeriut të ri me botëkuptim komunist e proletar që fatkeqësisht po kjo traditë dhe trashëgimi e keqe po vazhdon t’a sundojë Shqipërinë e paskomunizmit edhe sot prej 36 vitesh, pasi si partitë politike, politikën , demokracinë, ekonominë, pasuritë , financat, shoqatat, drejtësinë, mediat , akademinë dhe të gjitha struktuat shtetërore e private janë të kapura dhe të pronësuara e të privatizuara nga ishkomunistët, ishsigurimsat e regjimit dhe nga pinjollët e trashëgimtarët biologjik e politik të nomenklaturës së regjimit komunist.
Mjerisht edhe në Kosovë pas clirimit dhe shplljes së pvarësisë dominoi për shumë kohë një politikë e tillë e kapjes së shtetit, demokracisë ,ekonomisë, mediave dhe drejtësisë nga ishklasa sunduese, shërbëtore e ishagjenturore e kolonizatorit serb; të kapjes së shtetit dhe të privatizimeve e të grabitjes së pasurive dhe ndërmarrjeve shtetërore, realitet i cili krijoi dhe instaloi në pushtet një kastë apo elitë hajnash , tradhtish dhe të korruptuarish të cilët për pushtet dhe për interesa personale mundësuan rikthimn e Serbisë në Kosovë dhe bënë pazare derisa po për pushtet edhe i falën troje shqiptare Maqedonisë e Malit të Zi , dhe toleruan një politikë që mundësonte krijimn e një minishteti serb brënda Kosovës me Marrëveshjen për krjimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.
Por ëshë fat i madh për Kosovën dhe për popullin e Kosovës vota e të cilit e cmontoi nga pushteti politikën antipublike të korrupsionit, të hajnisë e tradhëtisë duke ia besuar qeverisjen Albin Kurtit dhe LVV-së, kësaj politike të përgjegjshe para shtetit e kombit, një politike antikorrupsin dhe që kësaj politike e cila të parën ka Kosovën dhe interesin kombëtar. Dhe për ndëshkimin pëfundimtar të komunizmit dhe të neokomunizmit të korrupsionit, krimit, hajdutërisë dhe të narkoshtetit ,këtë e bën vetëm rinia studentore dhe elita qyteare kombëtare me protestat e saj patriotike të cilat me 28 Nëntor pritet që të kenë mbështeje gjithkombëtare.






