Ballina Sport PSG “troket” te Barcelona për dy lojtarë, vetëm njëri prej tyre mund...

PSG “troket” te Barcelona për dy lojtarë, vetëm njëri prej tyre mund të transferohet në Paris

0
157

PSG po mendon për merkaton. Klubi kampion i Francës ka identifikuar 2 lojtarë të Barcelonës, si përforcimet e duhura. Bëhet fjalë për mbrojtësin Jules Koundé dhe 17-vjeccarin e prapavijës  Hector Fort.

Në bazë të asaj që shkruajnë mediat, katalanasit janë të hapur për shitjen e Koundé, por e konsiderojnë Fort si të pashitshëm. Ky i fundit, megjithatë, ka  një klauzolë vetëm 6 milionë euro, e në rast dëshire të tij, mund të largohej gjithsesi.

Ndërsa Fort duket i destinuar të rinovojë, Koundé është i hapur për tratativa. Megjithatë, PSG-së sigurisht që do t’i duhet një shifër më e lartë se 50 milionë euro për ta sjellë futbollistin në Francë, vendi i origjinës së Kounde. Barcelona, ​​edhe për shkak të situatës së komplikuar financiare të klubit, mund të pranojë të privohet nga shërbimet e tij.